Maltë, dorëzohen rrëmbyesit e aeroplanit libian
Janë dorëzuar rrëmbyesit e aeroplanit të kompanisë ajrore të Libisë, i cili ishte dërguar dhunshëm në Maltë...

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, sipas të cilit rrëmbyesit janë dorëzuar, janë kontrolluar dhe janë vendosur në paraburgim.
Rrëmbyesit pas aterimit të aeroplanit të kompanisë “Afriqiyah Airways” në Maltë, fillimisht janë kërcënuar me eksploziv, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Mirëpo, më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet. G
jatë asaj periudhe, të gjitha fluturimet në drejtim të Maltës dhe nga Malta janë anuluar. Në bordin e avionit kishte të paktën 118 persona.
Autorët e pengmarrjes mësohet se janë dy persona mbështetës të ish presidentit libian, Muhamer Gaddafi, të cilët të armatosur me granata dore kanë bërë thirrje për lirimin Saif al Islam - djali i ish-kolonelit të rrëzuar me armë.
