Hamburg, flakët shkatërrojnë kampin e refugjatëve

24.12.2016 13:55

Dhjetra refugjatë i shpëtuan fatmirësisht flakëve që shpërthyen papritur në një qendër refugjatësh në Hamburg....

Dhjetra refugjatë i shpëtuan fatmirësisht flakëve që shpërthyen papritur në një qendër refugjatësh në Hamburg.

Plot 28 kontenirë janë shkatërruar tërësisht. Flakët shpërthyen rreth orës 04: 57 me orën lokale dhe autoritetet menjëherë u angazhuan për ta shuar.

Deri tani nuk raportohet për viktima ndërsa 2 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa një person është lënduar për shkak të asfiksisë.

Zjarrfikësit nuk kanë gjetur asnjë trup mes shkatërrimit ndërsa kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e flakëve. Në këto kontenierë jetonin 37 emigrantë.