Heshtje zgjedhore, nesër rivotohet në Tearcë
KSHZ ka bërë të gjitha përgaditjet për mbajtjen e rivotimit në venvotimin 2011 në Tearcë...

KSHZ ka bërë të gjitha përgaditjet për mbajtjen e rivotimit në venvotimin 2011 në Tearcë, ku me të drejtë vote janë 714 votues të evidentuar në regjistrin zgjedhor. Nga KSHZ poashtu kanë bërë të diturr se fletëvotimi dhe regjistri zgjedhorë do të jenë të njetë si ato të 11 dhjetorit.
Ndërkohë Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale i njoftoi radiodifuzerët se në bazë të Vendimit nga KSHZ-ja për rivotim prej mbrëmë në mesnatë ka filluar heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri të dielen në orën 19 kur mbyllen kutitë e votimit.
Sipas Kodit Zgjedhor, për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor, parashihen dënime të larta. Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon procesin e votimit, mbajtjen e armës dhe detyrim për votim. Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 100 deri më 300 euro. Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotim. Anëtari i organit i cili shkel rregullat mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë prej 1.000 deri në 3.000 euro. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona. Dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor. Procesi i rivotimit në Tercë do të monitorohet nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë përfshi edhe Asociacionin qytetar Most dhe Civil.
“Do të kemi dy vëzhgues që do të vëzhgojnë në dy ndrrime, ashtu siç ishte edhe para dy javësh.Do të kemi edhe dy ekipe mobile që do ta vëzhgojnë situatën jasht vendvotimit, ajo që ndodh në fshat dhe rreth vendvotimit” – thanë nga MOST.
Edhe CIVIL do të ndjek në mënyrë të organizuar procesin e votimit. CIVIL tanimë ka vendosur dy tenda, për t’i informuar qytetarët për të drejtën e tyre të votes, ndërsa do të ketë edhe vëzhguesit e sajë në vendvotim. (Naim Ramadani, TVM2)
