MAQEDONI

Përplasje PDSH-BDI

05.05.2014 18:33

Partia Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur sot se Lideri i Kësaj partie Mendu Thaçi dit më parë ka qëndruar në Tiranë me ftesë të Presidentit Shqiptarë Bijar Nishani...

Partia Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur sot se Lideri i Kësaj partie Mendu Thaçi dit më parë ka qëndruar në Tiranë me ftesë të Presidentit Shqiptarë Bijar Nishani.
 
Siç bëri të ditur deputeti i kësaj partie Orhan Ibrahimi Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit post mortum të figurës Kombëtare të  Hasan Prishtinës.Njëherit Ibrahimi ka theksuar se në këtë ceremoni nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e BDI-së.
 
Por në një reagim me Shkrim BDI demanton prononcimin e Ibrahimit, duke hedhur poshtë siç thuhet gënjeshtrën e PDSH-së se asnjë zyrtar i BDI-së nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
 
E vërteta është se BDI është përfaqësuar në këtë ngjarje nga nënkryetari i saj Izet Mexhiti dhe nga kryetari i Degës së Çairit, Beqir Hasani. PDSH nuk po mund të marrë veten nga humbja e 27 prillit dhe po vazhdon të sillet përçart tash e një javë nga përfundimi i zgjedhjeve, thuhet në komunikatën me shkrim të BDI-së.