Prilep, nga flakët e zjarrit digjen dy shtëpi
Dy shtëpi janë djegur sot në mëngjes nga zjarri i fuqishëm në rrugën Krume Volnarovski në Prilep....

Dy shtëpi janë djegur sot në mëngjes nga zjarri i fuqishëm në rrugën Krume Volnarovski në Prilep njoftuan nga njësiti I zjarrfiksëve në Prilep.
Sipas komandantit të njësitit të zjarrfiksëve Stanko Kolevski nuk ka të lënduar por është shkaktuar dëm i madh material.
Stuhia e zjarrit e ka kapluar edhe shtëpinë e fqiut. Tërësisht janë djegur katet e larta të dy shtëpive me çatitë.
Ekipe të krim-teknikës nga policia dhe nga prokuroria publike në Prilep pasdite po i konfirmojnë arsyet për zjarrin .
Pronari i shtëpisë së djegur të parë ende nuk e di se si ka shpërthyer zjarri, por tymin e kanë ndjerë në orën 6:30.
Të shqetësuar dhe brengosur janë edhe pronarët në shtëpinë tjetër. Nga zjarri tre familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe pa gjithë orendinë.
