Rrëzohet aeroplani rus me 92 persona në bord

25.12.2016 13:22

Avioni ushtarak rus përplaset në detin e Zi, afër Soçit...

Një avion ushtarak rus me 91 njerëz në bord u rrëzua të dielën në Detin e Zi. Lajmi njoftohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila tha se avioni u zhduk nga radari 10 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga resorti turistik i Soçit.

Autoritetet ruse njoftuan se “Tupolev 154” po transportonte ushtarakë  anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake “Aleksandrov”, transmeton Klan Kosova.

Sipas njoftimeve pasagjerët e aeroplanit ishin anëtarë të orkestrës ushtarake që shkonin në Siri për të festuar festat e fundvitit me ushtarët rus, njofton AFP, transmeton  ONLINE.

Deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.