Tearcë, ndërpritet për 10 minuta votimi për shkaqe teknike
25.12.2016 12:12
Procesi i rivotimit në Tearcë, ka filluar në kohë, por në ora 08:50 është ndërprerë...

Procesi i rivotimit në Tearcë, ka filluar në kohë, por në ora 08:50 është ndërprerë për shkak të prishjes së llampës ultraviolete që verifikon gjurmën në gishtat e votuesve.
Komisioni Komunal Zgjedhor vendosi të nderpres votimin deri në sanimin e këtij problemi teknik dhe pas 15 minutash ndërprerje, defekti është evituar dhe votimi po rrjedh normalisht.
