Besimtarët e krishterë, festojnë krishlindjen, urime për shëndet, paqe e tolerancë

25.12.2016 12:49

Besimtarët katolike e ortodoksë shqiptarë, si shumica e të krishterëve në mbarë botë...

 

Besimtarët katolike e ortodoksë shqiptarë, si shumica e të krishterëve në mbarë botë, kremtojnë sot lindjen e Krishtit , ditën më e shënuar në besimin e krishterë. Mijëra besimtarë u mblodhën në mesnatë në katedralet katolike dhe ato ortodoske në gjithë botën me lutje .

Të gjithë krishterët janë lutur dhe kanë uruar njëri-tjetrin me mesazhe për shëndet dhe mbi të gjitha për paqe.

Krishlindja është në fakt festa e familjes, festë që mbledh bashkë të gjithë në të njejtën tryezë, qoftë edhe për një herë në vit, në këtë kohë kur më së shumti mungon afërsia me njëri tjetrin . Pra, duke festuar Krishtlindjet, ne duhet të njohin vlerën e zemrës njerëzore dhe familjen si shtyllë e kësaj vlere.

Në meshën e Krishtlindjeve, të organizuar nën masa të larta sigurie në Vatikan, Papa Françesku tha se kuptimi i vërtetë i Krishtlindjeve është mbytur nga materializmi. Kreu i kishës katolike dha një mesazh të fortë dhembshurie për mbarë botën nga bazilika e Shën Pjetrit, duke e drejtuar vëmendjen tek grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

“Le të sfidohemi nga fëmijët e botës së sotme, që nuk po përkëdhelen me dashurinë e mamasë dhe babait, por vuajnë në kushte të vështira që gllabërojnë dinjitetin: duke u fshehur për t’i shpëtuar bombardimeve, në trotuaret e qyteteve të mëdha, në fund të një varke të mbushur me emigrantë. Le të sfidohemi nga fëmijë që nuk janë lejuar të linden, nga ata që qajnë sepse askush nuk ngop urinë e tyre, nga ata që nuk kanë lodra në duart e tyre, por armë.” – deklaroi kreu i kishës katolike në Vatikan, Papa Françesku.

Mesha e mesnatës, shënon kulmin e festës, ndërsa sot besimtarët shtrojnë drekën tradicionale në familjet e tyre dhe më pas , këmbejnë vizitat e urimit tek njëri tjetri. Ortodoksët e kishës së lindjes, Krishtlindjen e festojnë më 7 janar. (Gyltene Sinani, TVM2)