Arsim, maturantët në ethe për provimet e fundvitit

25.12.2016 15:04

Gjysëmvjetorin e dytë të gjithë maturantët duhet të vendosin për temën e matures shtetërore...

Gjysëmvjetorin e dytë të gjithë  maturantët duhet të vendosin  për temën e matures shtetërore,   duke u përcaktuar paraprakisht për lëndën në të cilën duhet ta punojnë.  Një pjesë e manturantëve të anketuar nuk kanë dyshime se cfarë teme duan të punojnë  ata kanë vendosur të përzgjedhin temën nga lëmia që do ta vazhdojnë  shkollimin e lartë. 

“Kam vendosur se cilën temë do ta punojë në lëndën profesionale matje optike dhe tema është për llaserat. Por kemi marrë  mendime nga profesorët se cfarë drejtimi do të shkonë në fakultet do të ishte më mire të zgjedhni temën e matures në astë drejtim”.

“Unë ende nuk kamë vendosur se cilën temë do e punojë por sidocoftë me ndihmën e profesorëve do të vendosi se cilën temë do ta punojë”. 

“Profesori dhe mendtori na ndihmojnë shumë na tregojnë se si bëhet një projektë  për një punim seminarik për mature shtetrore”

“Duke u bazuar në normën time të cilën planifikoj me vazhdu drejtimin tim , drejtimin e optikës tema është katarakta perdja e syrit . Nuk e kam pasur edhe shumë vështirë kamë pasur edhe përkrahjen e profesorëve për atë ce cfarë është më e mira”.

“Mendoj të marr ndoshta për nervat ose gjakun ose për zemrën,  dhe jamë në konsultime . kemi ndihmë nga ana e profesorëve  na japin idea se si bëhet një projekt apo një temë e matures”thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

Edhe mësimëdhënësit sqarojnë se maturantët duhet të përcaktohen për  tema  nga lëndët profesionale për arsye se të njejtat më pas  vlejnë  për maturën  shtetërore si edhe për temën përfundimtare të shkollimit të mesëm.

“Drejtimet tona  manturantet temat prjektuese i zgjedhim nga lëndet  profesionale . Kështu që ata vlejnë edhe per  maturën shtetrore  edhe për atë përfundimtare.  Por ka nxënës që zgjedhin edhe lëndët tjera për temë projektuese  por më së shumti i zgjedhin ato profesionale . Nëqoftëse maturantët zgjedhin temë nga lëndët jo profesionale,  dhe në qoftëse nuk kalon maturën shtetrore, atëherë janë të obliguar  të bëjnë temë tjetër projektuese” – tha Blerim Nebiu, profesor në SH.M “Marija Kiri Skllodovska”.

Përgjegjësia  e përgatitjes së temave të matures shtetërore, madje edhe testimi ekstern është jashtzakonisht e madhe jo vetëm  për nxënësit  por edhe për mësimdhënësit, andaj  pavarësisht përkushtimit  dhe përgatitjeve brenda gjithë vitit akademik,stresi në fund është i pranishëm , thonë arsimtarët dhe nxënësit.  (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)