Rrahje e deputetëve në parlamentin turk (VIDEO)
Mbledhja e së shtunës e Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin e Turqisë...

Mbledhja e së shtunës e Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin e Turqisë u shndërrua në një arenë të vërtetë përplasjesh midis deputetëve të Partisë AK në pushtet prej më shumë një dekade dhe deputetëve të Partisë Republika Popullore .
Gazeta turke “Hyrriet”, informon se përplasja shpërtheu teksa po diskutohen nenet që synojnë shndërrimin e Turqisë nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale, por edhe ligjet që kanë të bëjnë me çështjen e imunitetit të deputetëve.
Përveç grushteve, në sallë u qëllua edhe me shishe.Nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së, Engin Altay kërkoi fjalën, por mazhoranca në pushtet nuk i dha atë. Një deputet tjetër tha në sallë me Kushtetutën e re, AKP-ja po krijon diktaturë në Turqi dhe se po varroset Parlamenti dhe demokracia.
“Me këtë kushtetutë ju krijoni diktator. Nuk mbetet asnjë pushtet që të mbikëqyrë administratën. Nëse një propozim i tillë kalon në Parlament, ju e varrosni Parlamentin ndërsa demokracia (turke) kalon në histori”, tha ai.
