Nisma e Ahmetit për unifikim, ftesës iu përgjigj vetëm “Aleanca për Shqiptarët”

25.12.2016 15:43

BDI, tani edhe koalicioni “Aleanca për shqiptarët” ftojnë Lëvizjen Besa dhe PDSh-në që t’i përgjigjen nismës së kreut të BDI-së...

BDI, tani edhe koalicioni “Aleanca për shqiptarët” ftojnë Lëvizjen Besa dhe PDSh-në që t’i përgjigjen nismës së kreut të BDI-së për unifikim postzgjedhor rreth çështjeve që u përkasin shqiptarëve.

Mungesën e PDSH-së, në një takim të mbajtur ditën e shtunë, Ahmeti e arsyetoi si mungesë për shkak të zhvillimeve brenda kësaj partie, ndërkaq refuzimin e Lëvizjes Besa e cilësoi si jo të shëndetshme.

Sipas Ahmetit dallimet politike mes partive janë shumë më të vogla se sa nevoja për bashkërendim rreth cështjeve të mëdha që u përkasin shiptarëve.

“Të gjitha gjërat do të pasyrohen në vendimin  e përbashkët, sepse presim edhe forca të tjera politike që të na bashkohen për të nënshkruar një memorandum të përbashkët si shqiptarë. Dhe nuk kemi dashur këtë ta bëjmë, vetëm ne katër forcat politike që jemi mbledhur, por kemi dashur t’u japim edhe shansin edhe hapësirë, sepse nevoja është më se e domosdoshme.”   - u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sa i përket koalicionimit të mundshëm qeverisës me ndonjërën nga partitë maqedonase, BDI është përcaktuar që të bëhet pjesë e një koalicioni qeverisës që do të marrë përsipër përgjegjësinë për të ardhmen e Maqedonisë, pa saktwsuar se cili wshtw ai opsion nga dy blloqet maqedonase, gjithsej.  

“Ne jemi duke i vlerësuar situatat. Jemi duke biseduar me organet drejtuese të partisë dhe përcaktimi jonë është se koalicioni i ardhshëm duhet të jetë koalicion që merr përgjegjësi për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë” – u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkaq, Koalicioni “Alenaca për shqiptarët” vlerëson se është momenti që blloku maqedonas ta ndjen shtypjen e faktorit politik shqiptar dhe cështjet e shqiptarëve të zgjidhen përgjithmonë.

“Në këtë fazë mendoj se ne duhet të kemi qëndrime të përbashkëta në mënyrë që ta ndjejnë presionin blloku tjetër politik në mënyrë që një herë e përgjithmonë të zgjidhen interesat e atyre, të cilët ne i përfaqësojmë” – tha Zijadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët”.

Sela tha se qëllimi i një bashkëpunimi mes subjekteve shqiptare është të angazhohen dhe ta pengojnë eksploatimin që u bëhet shqiptarëve, të cilëve u merren taksat dhe nuk u kthehen si investime. “Nuk do të lejojmë më që 30% e shqiptarëve të kenë 300 herë më pak të drejta nga 4% e serbëve në Kosovë”- tha Sela.

Palët paralajmëruan takimin e rradhës për javën që vjen, me shpresë se ftesës do t’i përgjigjen pozitivisht edhe PDSH dhe BESA, për të harmonizuar qëndrimet rreth cështje me interes për shqiptarët. (Shpëtim Nuredini, TVM2)