Demarkacioni me Malin e Zi, Isa Mustafa, akuza deputetëve për kufirin
25.12.2016 17:07
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa...

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pyetur deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, se me çfarë të drejte i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës dhe me çfarë të drejte ua rrezikojnë jetën qytetarëve të cilët kërkojnë shërim jashtë vendit.
Ai në Kuvendin zgjedhor të Forumit të Rinisë së LDK-së, ka thënë se janë plotësuar kushtet për të lëvizur pa viza, prandaj askush nuk ka të drejt të mbaj peng procesin e liberalizimit të vizave dhe të pengojë shndërrimin e kujve në kuj të njohur ndërkombëtarësh.
Sipas, tij, asnjë kauzë politike nuk e justikon mbajtjen peng të qytetarëve të Kosovës.
