Tearca rivoton dhe vendos rezultatin përfundimtar

25.12.2016 17:29

714 votuesit nga vendvotimi 2011 në Tearcë kanë mundësinë e dytë për të zgjedh opsionin që do t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhëshme...

714 votuesit nga vendvotimi 2011 në Tearcë kanë mundësinë e dytë për të zgjedh opsionin që do t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhëshme. Edhepse janë pak vota në pyetje, dallimi i ngushtë mes koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE dhe koalicionit të kryesuar nga LSDM, bën që këto vota të jenë vendimtare nëse mandati i 51-të do t’i mbetet VMRO DPMNE-së ose të konvertohet në mandatin e 50-të të LSDM-së.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kumtoi se në vendvotimin numër 2011 në Tearcë deri në orën 17 në votim kanë dalë 377 votues, apo 52.80 për qind nga 714 votuesit e regjistruar në Lisën zgjedhore. Sipas këtij organi, votimi po zhvillohet qetë dhe pa problem, përveç ndërprerjes 15-minutëshe, rreth orës 9, për të sjellë dy llamba të tjera UltraVjollcë.

Të dhënat e ardhshme për jehonën e votuesve, por nuk përjashtohet mundësia që edhe rezultatet e votimit, KSHZ-ja do t'i kumtojë në konferencën për shtyp në orën 21:30.

Rivotimi në vendvotimin 2011 në Tearcë, ndodh pasi Gjykata Administrative pranojë padinë e Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja për pezullim të votimit në këtë vendvotim. Pas këtij vendimi KSHZ-ja mori vendim që të përsëritet votimi në këtë vendvotim pasi u konstatua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara. (Shpëtim Nuredini, TVM2)