“Civil” dhe “Most” vëzhgojnë rivotimin në Tearcë
25.12.2016 18:12
Votime të qeta, por me parregullsi të vogla...

Votime të qeta, por me parregullsi të vogla. Kështu OJQ Civil e vlerëson rivotimin në Tearcë. Sipas CIVIL në ora 08:30 nuk ka punuar llamba ultravjollcë, ndërsa pas 20 minutave është prishur edhe llamba rezervë, kështu që disa votues nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre në atë moment.
Mes vërejtjeve të vogla është edhe ajo që një person i paakredituar ka incizuar vendvotimin dhe është përsëritur edhe një rast sikur para dy javësh ku një qytetar nuk e ka gjetur veten në listën e zgjedhësve.
Vëzhguesit e CIVIL kanë vërejtur prezencë të shtuar të policisë. Këtë e shohin përmes prizmës pozitive duke pasur parasysh situatën e ndjeshme.
