Festa e krishtëlindjeve, Ivanov: Lumturi dhe gëzim gjatë gjithë vitit
25.12.2016 18:54
Edhe në Maqedoni tradicionalisht festimi qendror me rastin e kësaj feste mbahet në Kishën Katolike...

Edhe në Maqedoni tradicionalisht festimi qendror me rastin e kësaj feste mbahet në Kishën Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë u mbajt edhe liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve.
Episkopi i Shkupit dhe ekzarhu apostolik i Maqedonisë Kire Stojanov, duke i uriuar Krishtlindjet besimtarëve katolikë në liturgji i lexoi edhe mesazhin e Krishtlindjeve. Ndërkohë Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, uroi të gjithë besimtarët e krishterë duke ju dëshiruar lumturi dhe gëzim gjatë gjithë vitit.
