Nishani, Meta dhe Basha urojnë krishtlindjet: Të ardhme të mirë, paqe dhe begati për shqiptarët

25.12.2016 19:05

Edhe në Shqipëri u festuan Krishtëlindjet....

Edhe në Shqipëri u festuan Krishtëlindjet. Kreu i shtetit shqiptarë Nishani, Lideri i Partisë Demokratike Basha dhe kryeparlamentari  Meta uruan besimtarët shqiptarë duke ju dëshiruar një të ardhme më të mirë, më të sigurtë, në paqe dhe në begati.

Nga Kisha ortodokse Presidenti i Republikës ka uruar gjithë besimtarët krishterë për festën e krishtlindjes.

“ Në këtë ditë të veçantë ditë të shenjtë, ditë të shpresës dëshiroj që të përcjell urimet më të mira, gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë, por edhe për të gjithë popullin shqiptar për më shumë lumturi, më shumë besim, më shumë shpresë dhe begati” – tha Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Këto krishtlindje, Kryetari i Kuvendit ia kushtoi të pamundurve duke i uruar për më shumë shpresë dhe begati.

“ Uroj gjithë besimtarët të krishterë më shumë paqe harmoni dhe mirëkutpim me njëri tjeterin. Më shumë ëvëmendje për ata që janë në gjendje më të vështirë në mënyrë që shoqëria jonë të gëzojë një harmoni dhe peqe shiprtërore Është një ditë reflektimi edhe në këtë drejtim sidomos për ata që janë më shumë në vështirësi për të qenë më të integruar në shoqërinë tone” – u shpreh Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zgjedhur qytetain e Fierit për të uruar besimtarët e krishterë për ditën e lindjes së Krishtit.

“Gezuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të Krishterë, gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit. Këtu nga katedralja e Shën Gjergjit në Fier ku kam uruar Imzot Nikollën përmes tij të gjithë Fierit. Dua të përsëris urimin për Krishtlindje të gëzuara për besimtarët për shërbëtorë te zotit dhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Paqja e zotit qoftë mbi shqiptarët, në vecanti kam një urim që kjo ditë të sjellë më shumë shpresë tek një e nesërme më e mirë për të vobektit, për të moshuarit, për të sëmurët” – deklaroi Kryetari i PD- së, Lulzim Basha.