Maqedoni

Agjencia për Posta do të mbajë seancë publike

26.12.2016 10:14

Agjencia për Posta sot do të mbajë seancë publike ku do të shqyrtohet gjendja dhe trendet e tregut postar në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015...

Agjencia për Posta sot do të mbajë seancë publike ku do të shqyrtohet gjendja dhe trendet e tregut postar në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015, si dhe hulumtimi për kënaqësinë e shfrytëzuesve nga shërbimet e dhënësit të shërbimit universal.
 
Seancat publike, siç informojnë nga Agjencia për Posta, i organizojnë me qëllim që t'u mundësohet të gjithë qytetarëve të interesuar të informohen dhe njihen me aktivitetet e tyre të ndërmarra./mia