Botë

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës botërore, George Michael

26.12.2016 11:05

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare ylli muzikor i viteve të 80-ta, George Michael....

Këngëtari i hiteve “Faith”, “Careless Whisper” dhe “Last Christmas,” ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Oxfordshire të Anglisë.
 
“Me pikëllim të thellë mund të konfirmojmë se biri, vëllai dhe miku ynë i dashur George ndërroi jetë paqësisht në shtëpi gjatë krishtlindjeve. Familja kërkon të respektohet privatësia e saj në këto momente të rënda e emocionale. Nuk do të ketë komente të tjera në këtë periudhë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i tij.
 
Këngëtari i cili emrin e vërtetë e ka  Georgios Kyriacos Panayiotou ka shitur më shumë se 100 milionë disqe gjatë gjithë karrierës së tij gati 40 vjeçare Këngëtari u gjet i vdekur në krvatin e tij dhe ish menaxheri i tij tha se shkaku i vdekjes ishte një infarkt 
 
Në të kaluarën Michael është përballur më një pneumoni të rëndë që e vuri në koma në vitin 2011. George Michael, i lindur si Georgios Kyriacos Panayiotou në Londër, fillimisht u bë i famshëm me duetin Wham! me partnerin e tij, Andrew Ridgeley.