Botë
Rrëzimi i avionit, Rusia në zi kombëtare, vijojnë kërkimet për trupat në det
26.12.2016 11:37
Rusia është sot në zi kombëtare në nderim të 92 viktimave të cilën humbën jetën një ditë më parë nga rrëzimi i avionit ushtarak në Detin e Zi...

Operacioni i kërkimit për nxjerrjen e trupave të pajetë është në vijim. Mbi 3500 persona me anije, avionë dhe helikopterë janë angazhuar në operacionin në Sochi.
“Ekipet e kërkimit, përfshirë 139 zhytës, kanë punuar gjatë gjithë natës me tre turne dhe operacioni nuk është ndalur për asnjë minutë”,- tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral major Igor Konashenkov në një konferencë të hënën në mëngjes.
Ai tha se 11 trupa të pajetë dhe “154 fragmente të avionit” janë gjetur që nga fillimi i operacionit. Avioni ku udhëtonin ushtarë dhe 64 anëtarë të Korit të Ushtrisë së Kuqe, valltarë dhe pjesëtarë të orkestrës u rrëzuan në det rrugës për në Siri.
Ministri rus i Transportit, Maxim Sokolov, tha një ditë më parë se të gjitha pistat janë në tavolinë dhe po merren në konsideratë nga hetuesit. Ai nuk përjashtoi edhe pistën e terrorizmit.
