Botë
Evakuim nga tre stacione hekurudhore në Moskë për shkak të kërcënimit me bombë
26.12.2016 12:44
Rreth 3.000 njerëz janë evakuuar nga tre stacione hekurudhore në Moskë - Kazanska, Jarosllavska dhe Leningradska...

Rreth 3.000 njerëz janë evakuuar nga tre stacione hekurudhore në Moskë - Kazanska, Jarosllavska dhe Leningradska, për shkak të thirrjes anonime se në to është vendosur bombë.
"Pas thirrjes se në stacionet hekurudhore janë vendosur bomba janë evakuuar nga një mijë njerëz nga Kazanska dhe Leningradska, derisa nga Jarosllavska janë evakuuar 750 persona", theksoi burimi nga shërbimet ruse të sigurisë.
Pritet mbërritja e njësiteve speciale të cilët do të kryejnë kontroll./mia
