Botë
Sulme në Bagdad, regjistrohen 11 të vdekur
26.12.2016 12:58
Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 34 të tjerë janë plagosur sot në dy sulme me bombë në Bagdad, kumtoi policia irakiane...

Në kumtesën e policisë theksohet se sulmet janë kryer në pjesën juglindore dhe jugperëndimore të Bagdadit.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por policia supozon se ato janë vepër e pjesëtarëve të grupit xhihadist “Shteti Islamik”.
