Botë

Siri, ISIS sulm në qytetin al-Bab, vriten 30 civilë

26.12.2016 13:12

Të paktën 30 civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën, pasi “Shteti Islamik”...

Të paktën 30 civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën, pasi “Shteti Islamik” nisi një sulm në qytetin sirian të al-Bab për të parandaluar njerëzit të arratisen, tha ushtria turke në një deklaratë.
 
Rebelët sirianë, të mbështetur nga trupat turke, kanë rrethuar qytetin e mbajtur nga militantë të “Shtetit Islamik” prej disa javësh në kuadër të operacionit “Eufratit Shield”, i nisur nga Turqia gati katër muaj më parë për të larguar ekstremistët sunitë dhe luftëtarët kurdë nga kufiri i saj me Sirinë.