Në Nju-Jork raund i ri i bisedave për emrin
Takimi pritet të fillojë rreth orës 15:00 sipas kohës së mesme evropiane, në selinë e KB-së, pas çka do të vijojë deklaratë për media…….

Në Nju-Jork sot mbahet raundi i ri i bisedave të konvokuara nga ndërmjetësuesi në kontestin për emrin, ambasadori Methju Nimic dhe përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis.
Takimi pritet të fillojë rreth orës 15:00 sipas kohës së mesme evropiane, në selinë e KB-së, pas çka do të vijojë deklaratë për media. Në pajtim me formatin e vendosur të takimeve, Nimici dje ka pasur takime të ndara me pjesëmarrësit në biseda.
Nimici i intensifikoi bisedat në Nju-Jork në prag të samitit të NATO-s në Britaninë e Madhe, i cili është paraparë për shtator. Ai konvokoi takim në Nju-Jork më 26 mars, para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedon, ndërsa raundi i sotëm vjen para zgjedhjeve greke për Parlamentin evropian dhe zgjedjet lokale të cilat mbahen më 25 maj.
Pas raundit të fundit të bisedave, Nimici deklaroi se nuk është arritur përparim, por është arritur pajtueshmëri për biseda më intensive. Pritet që pas zgjedhjeve greke, Nimici t'i vizitojë të dy vendet.
