Maqedoni

Derivatet e naftës, prej mesnatës rriten çmimet për dy denarë

26.12.2016 13:45

Benzinat dhe dizeli nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për dy denarë për litër. Ky është vendimi i fundit i Komisionit Rregullator për Energjetikë...

Çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 66,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 68,5 denarë, Eurodizel për 53,5 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri - për 42 denarë për litër dhe mazuti M-1 28,109 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE theksojnë rritjen për 5,83 % të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 2,1% të kursit më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.