Zgjedhjet 2016, afatet ligjore për konstituimin e Kuvendit
Seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit do të caktohet pasi KShZ të dorëzojë në Kuvend raportin për rezultatet nga zgjedhjet...

Sipas nenit 63 të Kushtetutës, seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare mbahet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve. Seancën e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake.
Nëse ai nuk thërret seancë brenda afatit ligjor, deputetët mblidhen vetë dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21 nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.
Në këtë rast seancën e drejton deputeti më i vjetër në moshë që ka fituar mandat. Sipas nenit 90 nga Kushtetuta, presidenti është i obliguar që në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për përbërje të Qeverisë t'ia besojë kandidatit të partisë që ka shumicë në Kuvend.
Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon programin dhe përbërjen e Qeverisë, të cilën më pas duhet që Kuvendi ta votojë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Sipas votave të fituara, në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe pas rivotimit në Tearcë, VMRO-DPMNE ka 51 mandate deputetësh, LSDM 49, BDI 10, BESA 5, “Aleanca për shqiptarët” 3 dhe PDSh 2 mandate.
