Botë
Lufta në Alepo, Rusia: Kemi gjetur një varr masiv
26.12.2016 16:00
Një varr masiv me dhjetëra trupa civilësh, - objekt i torturave brutale - është zbuluar në Alepo bëri të ditur sot ministri rus i Mbrojtjes...

Sipas zëdhënësit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneral Major Igor Konashenkov, shumë prej kufomave iu mungojnë pjesë të ndryshme të trupit si dhe pjesa më e madhe kanë plagë të shkaktuara nga goditje me armë në kokë.
Përfundimi i një operacioni unik në shkallë të gjerë humanitare në Alepo nga rusët do të shkatërrojë shumë nga mitet që janë ushqyer në botë nga politikanët perëndimorë, tha Konashenkov, duke shtuar se rezultatet e një studimi fillestar në lagjet që janë braktisur nga e ashtuquajtura opozitë do të shokojnë botën.
