Ankara, arrestohet liderja e partisë kurde HDP
Pjesëtarët e njësitit antiterrorist të Policisë turke sot në Ankara....

Pjesëtarët e njësitit antiterrorist të Policisë turke sot në Ankara kanë arrestuar bashkëkryetarin e Partisë kurde HDP, Ajsel Tugluk.
Ajo ishte angazhuar si avokate e 12 bashkëpartiakëve të saj të arrestuar paraprakisht, është arrestuar në shtëpinë e saj në Ankara.
Pas arrestimit të Tugluk u prononcua HDP, e cila vlerësoi se privimi i saj nga liria është e kundërligjshme. Por, mediat turke kanë njoftuar se ajo ngarkohet me vepra të terrorizmit.
Përveç arrestimit të 12 deputetëve të kësaj partie, të cilëve paraprakisht u ishte marrë imuniteti i deputetit, janë shkarkuar edhe 54 kryetarë komunash në juglindje të Turqisë, disa prej të cilëve janë arrestuar. (Besim Abdullai, TVM2)
