Rrëzimi i avionit rus, shërbimet sekrete: S’ka shenja të sulmit terrorist
Shërbimet sekrete të Moskës deklarojnë se nuk ka asnjë shenjë të ndonjë sulmi...

Shërbimet sekrete të Moskës deklarojnë se nuk ka asnjë shenjë të ndonjë sulmi të mundshëm terrorist në rrëzimin e avionit në Detin e Zi të dielën e 25 dhjetorit.
Afro 3.500 ekspertë, anije të shumta, avionë, helikopterë dhe nëndetëse janë angazhuar nga qeveria ruse për të bërë të mundur rikuperimin e 92 trupave të pajetë të personave që humbën jetën pas rrëzimit të avionit në Detin e Zi.
Deri më tani, zyrtarët njoftuan se janë gjetur 11 trupa, ndërkohë që puna ka vijuar pa pushim.
Në avion udhëtonin 68 pjesëtarë të Ansamblit Aleksandrov, nëntë gazetarë rusë, si dhe një mjekë. Edhe pse fillimisht u dyshua për ndonjë akt terrorist të mundshëm, FSB tha se nuk janë gjetur shenja ose fakte për një sulm apo sabotazh në bord. Shërbimet inteligjente kanë përqendruar hetimet në mundësinë e një gabimi njerëzor të pilotit, apo gabime teknike.
Në Rusi, ndërkohë, sot është shpallur ditë zie në nder të viktimave të avionit të rrëzuar. (Besim Abdullai, TVM2)
