Marrëveshje për bashkëpunim mes odave ekonomike të Maqedonisë dhe Kosovës
Oda Ekonomike e Maqedonisë në hapësirat e saj do ta zyrtarizojë edhe Marrëveshjen për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, të cilën duhet ta nënshkruajnë kryetarët e dy odave Branko Azeski dhe Menderes Kuçi……

Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës do të kenë Marrëveshje për stimulimin e bashkëpunimit ekonomik, të cilën u paralajmërua sot në Shkup ta nënshkruajnë kryetarët e tyre, Branko Azeski dhe Safet Gerxhaliu.
Oda Ekonomike e Maqedonisë në hapësirat e saj do ta zyrtarizojë edhe Marrëveshjen për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, të cilën duhet ta nënshkruajnë kryetarët e dy odave Branko Azeski dhe Menderes Kuçi.
OEM informon se qëllimi kësaj marrëveshje është promovimi i zhvillimit dhe përforcimit të mëtejmë të bashkëpunimit aktual në fushat me interes të ndërsjellë, për shkak të avancimit të përbashkët të punës së odave.
