Tregu i sigurimeve, shënohet rritje prej 20%
Tregu i sigurimeve këtë vit ka shënuar rritje....

Tregu i sigurimeve këtë vit ka shënuar rritje, por jo me dinamikë si në vitin e kaluar, shkaku i krizës politike.
Sigurimi i njerëzve këtë vit ka shënuar rritje me rreth 20%. Gjithashtu këtë vit për herë të parë është shënuar rritje e sigurimit kasko me 10.39%, ndërsa te pronat ka ulje të bruto premisë së polisave, por është shënuar rritje e marrëveshjeve të kontraktuara.
Pritet që ky vit të përfundojë me rritje prej 4%, kurse një rritje e tillë pritet edhe në vitin e ardhshëm.
“Ne presim vitin e ardhshëm futje në treg edhe të një kompanie, që gjithsej do bëhen pesë. Duke pasur parasysh se kompanitë e sigurimeve gjithnjë e më shumë sjellin produkte të reja, të harmonizuara nga nevojat e qytetarëve, ne presim që rritja do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017”,- deklaroi kryetari i Këshillit të Agjencisë për Sigurim, Klime Popovski.
Sipas kryetares së Shoqatës të Sigurimit, Reneta Varga Mideva, qytetarët dhe kompanitë sigurojnë atë për të cilën qytetarët dhe kompanitë kanë detyrim ligjor, apo kur sigurimi paraqet kusht për të konkraktuar marrëveshje.
“Edhe këtë vit, edhe në kuartalin e tretë të 2016-ës, pjesëmarrje më të madhe ka sigurimi i detyruar, sigurimi i automobilave dhe vazhdon tendenca në mënyrë vullnetare të sigurohen amvisëritë”,- theksoi kryetarja e Shoqatës së Sigurimeve pranë OEM-së, Reneta Varga-Mideva.
Vetëdije më të madhe për t’u siguruar ka më shumë te qytetarët se sa te sipërmarrësit, tha Popovski. Tek personat fizik ka rritje për 19.04%, ndërsa tek personat juridik 10.59%. (Ersan Pajaziti, TVM2)
