Botë

Tre persona kanë humbur jetën në një burg në Afrikën Jugore, 26 të lënduar

27.12.2016 10:03

Tre persona sot kanë humbur jetën, ndërsa 26 janë lënduar në një trazirë në burgun në Port Elizabet, në Afrikën Jugore...

Tre persona sot kanë humbur jetën, ndërsa 26 janë lënduar në një trazirë në burgun në Port Elizabet, në Afrikën Jugore, kur të burgosurit janë përplasur me gardianët, kumtuan përfaqësuesit lokalë.
 
Helikopterë dhe disa automjete të ndihmës së shpejtë kanë ardhur shpejtë në burg, sepse gardianët kanë pasur problem që të vendosin rend në burgun "Sant Albans", ku edhe në vitin 2013 ka pasur trazirë.
 
Përfaqësuesit e burgut kanë refuzuar që të tregojnë nëse të vdekurit janë të burgosur ose rojtarë, por kanë shtuar se hetimi është në vijim dhe se ministri i Drejtësisë Majkëll Masutra nesër do ta vizitojë burgun./mia