Aksidenti ajror, gjendet kutia e zezë e avionit rus
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka gjetur kutinë e zezë të avionit ushtarak, i cili u rrëzua në Detin e Zi të dielën e 25 dhjetorit 2016...

Kutia e zezë, me të dhënat e fluturimit, do të dërgohet në Qendrën Kërkimore të Forcës Ajrore në Moskë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë gjetur edhe një pjesë të avionit të rrëzuar.
Në një deklaratë, ministri tha se pjesa e avionit është gjetur mëngjesin e sotëm një milje larg vendit ku u rrëzua avioni.
Televizioni shtetëror rus tregoi pamjet e skuadrës së kërkimit në një anije dhe një objekt në të. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se 12 trupa të pajetë janë gjetur.
Rreth 3.000 njerëz, përfshirë 200 zhytës, anije, avionë dhe helikopterë janë të përfshirë në operacionin e kërkimeve.
