Botë

Më shumë se 70 mijë banorë të Norvegjisë mbetën pa energji për shkak të ciklonit

27.12.2016 11:06

Cikloni Urd, i cili e goditi bredgetin e disa vendeve skandinavike ka lënë pa energji mbi 70 mijë persona në Norvegji, njofton TASS...

Cikloni më së shumti i ka goditur rajonet jugore dhe perëndimore të Norvegjisë, para së gjithash Hodalan dhe Sogn og Florane, por probleme me furnizimin me energji kishte edhe në oslo. Tani për tani nuk ka të dhëna për të pësuar.
 
Cikloni arriti fuqi të uraganit. Përgjatë bregdetit perëndimor të Norvegjisë shpejtësia mesatare e erës ishte 32 metra në sekondë, ndërsa në disa vende ajo ka arritur edhe deri në 45 metra në sekondë. Sipas meteorologëve fuqia e erës po zvogëlohet.
 
Në Norvegji dhe Danimarkë pjesërisht është ripërtërirë lëvizja e feribotëve. Deri në mëngjes janë mbyllur të gjithë fluturimet në relacionet vendore në bregdetin perëndimor në Norvegji, ndërsa në aeroportet më të mëdha në vend ka vonesë të fluturimeve./mia