Botë

Turqi, nis gjyqi i parë për “puçistët” e korrikut

27.12.2016 11:43

Njëzetenëntë policë kanë dalë në gjyq në Stamboll nën akuzat se kanë bërë përpjekje të rrëzojnë Qeverinë e Turqisë me grusht-shtet...

Është ky gjyqi i parë i komplotistëve të dyshuar prejse ka ndodhur përpjekja për puç në muajin korrik.

Prokurorët kërkojnë dënim me burg të përjetshëm për 21 nga të akuzuarit për grusht-shtet, ndërsa për tetë ish-policët e tjerë 15 vjet burg për pjesëmarrje në organizatën terroriste.  

Turqia ka arrestuar rreth 40,000 njerëz, ndërsa ka pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë nën dyshimet se kanë lidhje me puçin.

Autoritetet turke fajësojnë klerikun fetar, Fethullah Gulen, për organizimin e grusht-shtetit, por ai e mohon përfshirjen. Gjyqi që nisi sot do të zgjasë katër ditë dhe zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë në kompleksin e burgut Silivri, në periferi të Stambollit.