SHKUP-ROMË

Aviolinje e re drejtpërdrejtë Shkup - Romë

06.05.2014 12:17

Aviokompania italiane "Alitalia" prej sot do të qarkullojë në linjën e drejtpërdrejtë ajrore Shkup - Romë…….

Aviokompania italiane "Alitalia" prej sot do të qarkullojë në linjën e drejtpërdrejtë ajrore Shkup - Romë.

Fluturimet do të zhvillohen çdo ditë nga aeroporti kryesor italian "Fijumiçino" deri te aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup, me aeroplanë embraer E-175. Aeroplani prej Romës do të pritet sot në ora 15 e 45 minuta me urë uji.

Në maj do të punohet me orar të reduktuar me 30 fluturime kthyese Romë - Shkup - Romë, ndërsa nga qershori orar i tërësishëm me fluturim të përditshëm. Prej 1 qershorit nga Shkupi, aeroplanët e "Alitalia" do të fluturojnë në ora 5 e 30 minuta me arritje në "Fijumiçino" në ora 7 e 20 minuta (të hënën, të martën, të premten dhe të shtunën), si dhe në ora 17 e 5 minuta me arritje në Romë në ora 18 e 55 minuta (të martën, të mërkurën dhe të shtunën).

Fluturimet nga Roma do të jenë në ora 21 e 30 minuta me arritje në Shkup në ora 23 e 20 minuta (të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën) dhe në ora 14 e 35 minuta me arritje në Shkup në ora 16 e 25 minuta (të martën, të mërkurën dhe të shtunën).

Alitalia" e emëroi "VAS turoperator" nga Shkupi si agjent të përgjithshëm për territorin e Maqedonisë, i cili do të ofrojë informata, rezervime dhe aviobileta.