Maqedoni
Reshje të dobëta të dëborës në Kodrën e Diellit dhe Makedonski Brod
27.12.2016 14:55
Komunikacioni në të gjitha rrugët po zhvillohet rrjedhimisht nëpër rrugë të lagështa...

Reshje të dobëta të dëborës po vërehen në Kodrën e Diellit dhe në Makedonski Brod, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në raportin e pasditës për gjendjen e rrugëve.
Nëpër grykat është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaska Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Ndërmarrja publike "Makedonija pat" apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
LAMM përkujton se është në fuqi obligimi ligjor për podesim të obligueshëm të pajisjes dimërore nëpër automjete.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM) nga pasditja dotë ketë më shumë reshje, ndërsa nëpër pjesët malore në pjesët perëndimore do të formohet shtresë dëbore. Dëborë do të ketë edhe në vendet më të larta, prej mbi 600 metra lartësi mbidetare./mia
