Pas Gjuriqit, edhe Rakiq thotë se serbët do ta themelojnë Asociacionin
27.12.2016 15:38
Nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë....

Nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave serbe atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vet do ta formojnë AKS-në.
Kështu ka deklaruar sot kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.Ai në një deklaratë për “Tanjug” tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë në lidhje me këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e djeshëm në Beograd.
Raportohet se nga Vuçiq në këtë takim është kërkuar mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht pasi formimi e Asociacionit.
