Maqedoni

Ahmeti ambasadorit Plomp: Duhet të marrim vendime të vështira

27.12.2016 16:15

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Vauter Plomp...

Ahmeti dhe ambasadori holandez shkëmbyen opinione për situatën e krijuar zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të ardhmën e vendit.
 
Ahmeti theksoi se BDI është duke analizuar me shumë kujdes situatën dhe është e vetëdishme për vendimet e vështira që duhet të mirren në të ardhmën e afërt duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e krijuara.
 
Lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se barazia gjuhësore, reforma sistemore, barazia ekonomike dhe integrimi mbeten prioritete, por edhe transparenca e proceseve gjyqësore të cilat kanë rezultuar me dilema në opinion.
 
BDI është e përkushtuar në realizimin e programit të vet politik në përputhje me pritshmërite e qytetarëve në këto kohëra të vështira dhe sfiduese.
 
Ahmeti foli edhe për nevojën e përpilimit dhe miratimit të një platforme të përbashkët politike të partive parlamentare shqiptare dhe BDI mbetet e përkushtar dhe e hapur tërësisht për të arritur sukses në këtë iniciativë jashtëzakonisht të rëndësishme.