MINISTRIA E MBROJTJES

Xhaferi në “SOFEX 2014” në Aman të Jordanisë

06.05.2014 12:21

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga ministri Talat Xhaferi prej dje merr pjesë në konferencën disaditore dhe panairin e njësive për dedikim special "SOFEX2014" e cila mbahet në kryeqytetin e Jordanisë, Aman……..

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga ministri Talat Xhaferi prej dje merr pjesë në konferencën disaditore dhe panairin e njësive për dedikim special "SOFEX2014" e cila mbahet në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.

SOFEX 2014, kumtoi sot MM, përfshin shumë ngjarje të udhëhequra nga konferenca në të cilën marrin pjesë personalitete të shquara nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, duke i përfshirë ministrat e mbrojtjes, kryeshefat e Shtatmadhorive, komandantët e forcave për operacione speciale dhe udhëheqës të drejtorive politike.

Në panair do të prezantohen një numër i madh i prodhuesve internacional të vogla dhe të mesme, të cilat do të kryejnë demonstrim të pajisjes më të re dhe teknologjive.