Ndotja e ajrit, VMRO-DPMNE: Qesharake kur LSDM reagon për ajrin

27.12.2016 17:05

“Ndotja e ajrit është temë shumë serioze për marketing ditor politik”,- thonë nga VMRO-DPMNE.....

Reagon VMRO-DPMNE. “Ndotja e ajrit është temë shumë serioze për marketing ditor politik”,- thonë nga VMRO-DPMNE.

“Është qesharake që nga LSDM të flasin për përgjegjësinë e ndotjes kur në kohën kur ata ishin në pushtet në nivel shtetëror dhe qendror, jo vetëm që nuk bënë asgjë, por përkundrazi sollën disa vendime, pasojat e të cilave edhe sot po ndjehen. Është interesante që LSDM-ja po jep propozime që kanë të bëjnë me transportin publik në Shkup, kur Ndërmarrja për Transport Publik ishte para një kolapsi financiar, me autobusët 40 vjet të vjetra që vazhdimisht ndotnin ajrin”,- thonë nga VMRO.

Nga partia e Gruevskit potencojnë se do të vazhdojëe në koordinim me të gjitha institucionet që të kërkojnë zgjidhje për ndotjen e ajrit në Shkup si dhe në të gjithë qytetet tjera ku tregojnë vlerat jashtë prej të lejuarës.