Maqedoni

Ngrohja qendrore, kompanitë: Për uljen e çmimit vendos KRRE

27.12.2016 17:35

Edhe pse një nga masat për uljen e ndotjes do të ishte përdorimi i ngrohjes qendrore, qytetarët po shkyçen me të madhe nga ky sistem për shkak të çmimeve të larta...

Tre kompanitë që ofrojnë shërbimin e ngrohjes qendrore thonë se çmimi mund të ulet vetëm nëse më shumë qytetarë kyçen në sistem.

Ngrohtoret “Ballkan Energy Group”, “Shkup Veri” dhe “Energjetika” ia hedhin fajin qeverisë, që me rritjen e TVSh-së për ngrohjen qendrore nga 15 në 18% detyroi shumë qytetarë të shkyçen nga sistemi i ngrohjes qendrore.

Sipas kompanive, ndryshimin e çmimit të ngrohjes qendrore e merr Komisioni rregullator për energjetikë dhe jo kompanitë.