Agjencia për ushqim dhe veterinari, i përkushtuar për ushqim të shëndetshëm
Në Republikën e Maqedonisë ushqimi kontrollohet në çdo proces....

Në Republikën e Maqedonisë ushqimi kontrollohet në çdo proces që nga lënda e parë e deri tek produkti final, njoftojnë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.
Kjo agjenci nëpërmjet inspektorëve të saj gjithmonë përkushtohet që të sigurohet produkt i sigurt i cili do të plasohet në treg.
“Për vitin 2016, Agjencia për ushqim dhe veterinari ka bërë gjithsej 85 mijë kontrolle. Fillimisht bëhen kontrolle të importit të produkteve, si produkteve të kafshëve dhe atyre që s’janë nga kafshët kontrollohen të gjitha hapësirat e veprimit si dhe kushtet për prodhim. Në këto kontrolle hyn dhe kontrolli i mirëmbajtjes dhe gjendjes së kafshëve”,- deklaroi Gjoko Gjorcevski.
Nga Agjencia për ushqim dhe veterinari njoftojnë se gjatë procesit të kontrollit për vitin 2016 janë ndaluar rreth 238 mijë kg ushqim si nga kafshët ashtu edhe ushqimeve tjera.
Kjo agjenci gjithashtu njofton se inspeksionet doganore kanë ndaluar 26 porosi për shkak të mosplotësimit të normave ndërkombëtare për ushqim.
Në këtë periudhë të festave të fundvitit, Agjencia për ushqim dhe veterinari ka shtuar masën e inspektorëve me qëllim që të sigurojë ushqim më të shëndetshëm për qytetarët. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
