FMN
Misioni i FMN-së për vizitë në Maqedoni
06.05.2014 12:27
Tema e bisedave do të jetë Post-program monitorimi (PPM). Konsultimet sipas nenit 4 të këtij programi janë kontroll i rregullt i cili kryhet në të gjitha vendet anëtare që përfshihen në FMN….

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Ivana Vlladkova Holar prej sot deri më 19 maj do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë.
Tema e bisedave do të jetë Post-program monitorimi (PPM). Konsultimet sipas nenit 4 të këtij programi janë kontroll i rregullt i cili kryhet në të gjitha vendet anëtare që përfshihen në FMN.
Procesi i Post-program monitorimit (PPM) është destinuar për vendet anëtare të cilat kanë obligim të rëndësishëm ndaj Fondit pas skadimit të aranzhmaneve të tyre.
