Testimi ekstern, Kushtetuesja refuzon nismën për shfuqizim
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativën për shfuqizimin....

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativën për shfuqizimin e disa dispozitave të Ligjit për shkollat e mesme që kanë të bëjnë me testimin ekstern.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese arsyetuan vendimin me faktin se disa dispozita të nismës janë të pavlefshme.
Iniciativa u mor nga disa profesorë të shkollës së mesme të Manastirit që në vitin 2010, por nga atëherë ligji ka hasur në shumë ndryshime.
Që nga shtatori i vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese zvarrit edhe një iniciativë tjetër të ngjashme që ka të bëjë me testimin e ekstern.
Që nga fillimi i zbatimit, testimi ekstern u kundërshtua ashpër nga organizatat e ndryshme të nxënësve, por nga Ministria e Arsimit thonë se kjo është një nga mënyrat më të mira për vlerësimin e njohurive.
