Ndërmarrja e transportit publik: Studentët dhe pensionistët t’i vazhdojnë biletat

27.12.2016 18:12

Studentët dhe pensionistët, deri më 31 dhjetor duhet detyrimisht ta vazhdojnë afatin e biletave...

Studentët dhe pensionistët, deri më 31 dhjetor duhet detyrimisht ta vazhdojnë afatin e biletave të transportit urban për vitin 2017.

Siç njoftoi Ndërmarrja e Transportit Publik, në këtë mënyrë do ta shfrytëzojnë të drejtën e transportit publik falas në Qytetin e Shkupit për vitin 2017.

Nga 1 janari i vitit 2017 me sistemin e integruar tarifor, kartelat elektronike do të mund të shfrytëzohen edhe në autobusët e transportuesve privatë.