UNICEF: Gjendje dramatike në Mosul, 109 mijë të shpërngulur, mes tyre 52 mijë fëmijë
Ky prononcim vjen nga zëdhënësi i UNICEF-it në Itali, Andrea Iacomano....

“Në Mosul dhe në të gjithë Irakun këto ditë po vazhdon një emergjencë humanitare në shkallë kritike me shifra impresioniste”.
Ky prononcim vjen nga zëdhënësi i UNICEF-it në Itali, Andrea Iacomano. Sipas tij, deri më tani të shpërngulurit nga Mosuli janë mbi 109 mijë, nga këta të paktën 52 mijë janë fëmijë.
“80% e refugjatëve nga Mosuli janë sistemuar në një kamp të ngritur në veri të qytetit, por janë më shumë se 1.5 milionë persona të tjerë në të gjithë vendin që akoma presin të sistemohen, 600 mijë prej këtyre janë fëmijë dhe për ta mungon gjithçka, nga uji i pijshëm deri tek veshmbathjet për t’u mbrojtur nga i ftohti”,- raporton Iacomoni, duke shtuar se nëse nuk merren masa të menjëhershme, ky dimër do të jetë fatal për ta.
