Erdogan: SHBA-të po mbështesin ISIS-in

27.12.2016 21:31

Presidenti i Turqisë Taip Erdogan ka thënë se ka prova që koalicioni ndërkombëtar....

Presidenti i Turqisë Taip Erdogan ka thënë se ka prova që koalicioni ndërkombëtar të cilit i prinë SHBA po i jep mbështetje grupeve terroriste përfshirë edhe ISIS-in sikurse dhe militantët kurdë, tha ai të martën.

“Ata po na akuzonin neve se po e mbështesnin ISIS” - tha ai një një konferencë shtypi në Ankara.

“Tani ata po i japin mbështetje grupeve terroriste. Kjo është shumë e qartë. Ne i kemi konfirmuar provat, me pamje, foto dhe video” , u shpreh ai.