Në luftimet në Sllavjansk, jetën kanë humbur më shumë se 20 persona
Zëdhënësi i separatistëve prorusë, të cilët momentalisht e kontrollojnë Sllavjanskun, i cili është nën rrethimin e forcave ukrainase, deklaroi se në përleshjet më të reja e humbën jetën 20 pjesëtarë të "forcave lokale për vetëmbrojtje"….
Mbi 20 persona e humbën jetën në luftimet e djeshme intensive mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në rajonin e qytetit Sllavjansk në Ukrainën lindore, njoftoi "Rasha tudej".

Zëdhënësi i separatistëve prorusë, të cilët momentalisht e kontrollojnë Sllavjanskun, i cili është nën rrethimin e forcave ukrainase, deklaroi se në përleshjet më të reja e humbën jetën 20 pjesëtarë të "forcave lokale për vetëmbrojtje".
Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme kumtoi se në luftimet në Sllavjansk e kanë humbur jetën katër ushtarë, ndërsa mbi 30 të tjerë janë lënduar.
Ministria shtoi se ka viktima edhe mes popullatës civile.
Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme Arsen Avakov, i cili gjendet në Sllavjansk, konfirmoi se në përleshjet ka viktima.
Ministri theksoi se forcat ukrainase, të cilat, siç tha, "e ngushtojnë rrethin" rreth Sllavjnskut, i shmangen gjuajtes ndaj civilëve.