Botë
Tërmet 4.5 ballë në Greqi
28.12.2016 10:11
Një termet i shkallës 4.5 ballë rihter u shënua në orën 20:31 të së martës në jug të Peloponezit, në zonën Neapoli, pranë qytetit Monemvasia...

Sipas Institutit gjeodinamik të Athinës, lëkundja ishte 4.5 ballë e shkalles rihter dhe ishte me epiqendër 12 milje në det, thellësia e tij llogaritet në 5 kilometra.
Lëkundja sizmike u ndje në zonën e Kalamatës, Korinthit e deri në Athinë. Nga tërmeti nuk raportohet për dëme në njerëz apo në godinat e zonës.
Sipas mediave greke, autoritetet policore njoftuan se kanë aktivizuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe kanë kërkuar prej bashkive të zonës të njoftojnë lidhur me situatën në terren.
