Botë

Armata turke ka neutralizuar 44 luftëtarë të SHI-së në Sirinë Veriore

28.12.2016 10:26

Armata turke njoftoi sot se ka neutralizuar 44 luftëtarë të grupit Shteti Islamik dhe ka lënduar 117...

Armata turke njoftoi sot se ka neutralizuar 44 luftëtarë të grupit Shteti Islamik dhe ka lënduar 117 në suaza të operacionit në rajonin e qytetit Al Bab në Sirinë Veriore.
 
Në kumtesë theksohet se shtatë kryengritës janë lënduar gjatë përleshjeve ditën e kaluar, ndërsa 154 caqe të SHI-së janë mundur me artileri ose me armë të tjera.
 
Kryengritësit e mbështetur nga armata turke, e mbajnë nën rrethim Al Bab tashmë disa javë në suaza të operacionit Mbrojtja e Eufratit, të cilin e filloi Turqia para rreth katër muajve me qëllim të pastrimit të kufirit turko-sirian nga ekstremistët sunit dhe kryengritësit kurdë./mia